Rikthehet në Camp Nou, Ikardi i emocionuar: Gjithçka e kam mësuar në Barcelonë, Mesin e doja përballë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 19:34

Rikthehet në Camp Nou, Ikardi i emocionuar: Gjithçka e kam mësuar në Barcelonë, Mesin e doja përballë

Deçiziv në derbi, tani për Mauro Ikardin është radha që të tregojë veten në sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës. Në konferencën për mediat para ndeshjes, argjentinasi thotë se është një takim special për të, pasi aty ka nisur edhe karriera e tij.

“Është një ndeshje e veçantë për mua, pasi karriera ime ka nisur këtu. Do të jetë hera e parë në Camp Nou, dhe falenderoj këtë klub për çfarë më ka mësuar.”

ikardii

RIKTHIM TE BARCELONA? – “Jam shumë mirë tek Interi, dhe në këtë moment as nuk e mendoj të largohem.”

KOHËT TE BARCELONA – “Kam mësuar shumë, dhe dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar e mësuar. Kam mësuar si brenda, ashtu edhe jashtë fushe. Nëse sot jam ky që jam, kjo është falë tyre.”

NË CAMP NOU – “Është gjithmonë e veçantë. Këtu jam rritur, do të jetë emocionuese të luaj aty. Nuk pendohem që jam larguar. E dija që do të ishte shumë e vështirë të luaja në skuadrën e parë, dhe kur mu dha shansi për të kaluar në Itali, i hipa menjëherë avionit.”

OFERTAT – “Për mua ka pasur gjithmonë oferta, por jam shumë mirë tek Interi, dhe jam i përqendruar të arrijmë objektivat e skuadrës. Nuk dua të largohem. Jam kapiteni, dhe dua të jap gjithçka për këtë ekip.”

MESI MUNGON – “Është për të ardhur keq, sepse është gjithmonë bukur të luash ndaj lojtarëve të mëdhenj. Por, fakti është që ai do të mungojë, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë gjë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"