Rikthehet në “aksion” Kategoria e Dytë, ja të gjitha sfidat e ditës së sotme në të dy grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 10:15

Rikthehet në “aksion” Kategoria e Dytë, ja të gjitha sfidat e ditës së sotme në të dy grupet

Kategoria e Dytë do të rikthehet ditën e sotme, me sfidat e saj në grupet A dhe B. Këto janë ndeshjet e para për vitin 2018, me kampionatin që ishte ndërprerë që në fund të dhjetorit, të vitit të kaluar.

kategoria_e_dyte_nr

Në grupin A, bien në sy dy sfidat e kryesuesve, Vorës dhe Veleçikut, që ndeshen në shtëpi përballë Internacionalit dhe Kukësit B. Ndërsa, tek grupi B sfidë me interes është ajo mes Maliqit dhe Elbasanit, apo edhe Albpetrolit dhe Orikumit. Në këtë grup, rikthehet të luajë edhe Këlcyra, pas faljes që mori nga Komisioni i Apelit.

GRUPI A

SOT
Luzi 2008-Klosi 14:00
Sopoti-Gramshi 14:00
(Elbasan)
Vora-Internacionali 14:00
(Yrshek)
Veleçiku-Kukësi B 14:00
Ada (pushim)
NESËR
Spartaku-Tirana B 14:00

 

GRUPI B
SOT
Tepelena-Delvina 14:00
Memaliaj-Devolli 14:00
Maliqi-Elbasani 14:00
Përmeti-Gramozi 14:00
Albpetroli-Orikumi 14:00
Skrapari-Domosdova 14:00
Butrinti-Këlcyra 14:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"