Rikthehet ndihmësi i Duros: Nuk dua të flas për dënime, ndaj Lushnjës ndeshje delikate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 11:41

Rikthehet ndihmësi i Duros: Nuk dua të flas për dënime, ndaj Lushnjës ndeshje delikate

Jeton Beqiri do të drejtojë sot Flamurtarin në ndeshjen ndaj Lushnjës. Si për koincidencë, Beqirit këtë javë i përfundoi edhe dëmtimi prej 8 javësh, ndërsa do të zëvendësojë Shpëtim Duron i cili, pas kësaj ndeshje, përfundon dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës.

Beqiri-696x464

“Pas kualifikimit në Kupë, ne jemi brenda objektivave. Nuk është ndeshje e lehtë ajo e radhës në kampionat ndaj Lushnjës, edhe pse mund të konsiderohet e tillë nga dikush. Kemi marrë të gjitha masat dhe vlerësuar kundërshtarin. E rëndësishme është që skuadra të ketë përqendrimin e duhur dhe të kërkojmë fitoren. Për momentin nuk dua të flas për dënime, pasi trajneri Duro pas kësaj ndeshjeje do të jetë në pankinë dhe stafi do të kompletohet.

Objektivi ynë është që të marrim pikë në çdo takim. Kategoria Superiore është e balancuar dhe çdo pikë e madhe është e rëndësishme dhe ne jemi të përqendruar që të marrim pikët maksimale dhe të ruajmë ecurinë pozitive në kampionat. Do të ketë risi në formacion, por jo ndonjë ndryshim të madh”, tha Beqiri para mediave.

Ai ka pranuar se lojtarët e ardhur gjatë merkatos së janarit nuk kanë treguar ende vlerat e tyre më të mira, ndërkohë që shpalosi edhe objektivin e ekipit. “Duam që të kualifikohemi në finalen e Kupës. Nuk kemi ndonjë preferencë për kundërshtarin, por, me forcën që kemi, them se do të arrijmë më të mirën”, u shpreh Beqiri, i cili kërkoi edhe mbështetjen e tifozëve në sfidën me Lushnjën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"