Rikthehet Leo Mesi, Barcelona fiton 3-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2014 | 8:42

Rikthehet Leo Mesi, Barcelona fiton 3-0

Mesi dopieteParaqitje e suk sesshme ajo e Bar celonës në shtëpi ndaj Elkes në takimin e parë të sezonit 2014-2015. Tifozët blaugrana në përfundim të 90 minutave u larguan tepër të gëzuar, pasi Lionel Mesi i zakonshëm u kthye sërish, ndërsa ata zbuluan një talent për të cilin e ardhmja duket e ndritur, Munir El Hadadi. Talenti 18-vjeçar ka shënuar që në debutim në La Liga, ndërsa kur është zëvendësuar, ka merituar duartrokitjen dhe ngritjen në këmbë të gjithë “Kamp Nou”-t. Për më tepër që kur rezultati ishte 0-0, ai goditi edhe traversën. Edhe pse me mungesa, blaugranat kanë fituar bindshëm dhe me komoditet, falë një loje të bukur. Në fushë nuk kanë qenë Pike, Nejmar dhe as blerjet e reja, Vermaelen dhe Suarez, por kjo nuk solli probleme. “Pleshti” shënoi dy gola, duke i sjellë shumë qetësi tifozëve që tani besojnë shumë se me yllin argjentinas në formën e tij të zakonshme do të mund t’u rikthehen sukseseve. Vendësit nuk kanë pasur probleme që të marrin tri pikët, pavarësisht se në gjithë pjesën e dytë kanë luajtur me një lojtar më pak, sepse Havier Maskerano u nxor me karton të kuq. Në fushë u fut edhe një mace e zezë në nisje të takimit, por prapë, tersi është shumë larg kësaj Barcelone, edhe pse rivalet e saj një mendim të keq në mendje e kanë pasur.
“Pleshti”, i papërmbajtshëm – Agresivitet dhe zotërim i topit i zgjatur. Barça e re nuk duket shumë larg nga versionet e vjetra, duke e treguar menjëherë se ka një identitet dhe një projekt loje të mirëdetajuar. Blerjet e reja Mathju dhe Rakitiç luajnë mirë, ndërkohë që për të zhbllokuar rezultatin, shënon Mesi në të 42′. “Pleshti” shfaqet i gjallë në lojë dhe në një përgatitje të mirë atletike, ndërsa “Kamp Nou” e duartroket gjatë. Aq sa pezullimi i Maskeranos kalon në hije, ndërsa ky i fundit ndërhyn keq si lojtar i fundit, i detyruar nga një pasim i pamenduar mirë nga Busketsi. Munir megjithatë sjell prapë qetësinë në nisje të pjesës së dytë dhe më pas ndeshja për blaugranat bëhet shumë e lehtë. Për shou mendon Mesi, që 30′ nga fundi kalon tre rivalë dhe e çon topin poshtë traversës. Elke nuk mund të bëjë asgjë ndaj kësaj Barçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"