Rikthehet magjia e Champions-it, ja 8 sfidat interesante që do të luhen mbrëmjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 11:10

Rikthehet magjia e Champions-it, ja 8 sfidat interesante që do të luhen mbrëmjen e sotme

Ditën e sotme, do të ngrejë siparin, sezoni i ri i Ligës së Kampionëve. Tetë sfida spektakolare do t’i japin magji mbrëmjes së sotme, teksa në fushë do të zbresin skuadra si Barcelona, Juventus, PSG, Mançester Junajtid si edhe Çelsi dhe Sevija.

champions

Gara më prestigjioze europiane për klube rikthehet vetëm tetë javë pas mbylljes së edicionit të kaluar, i cili u tejzgjat si pasojë e pandemisë koronavirus, por frika se edhe ky sezon do të ndikohet nga ky virus mbetet e madhe…

Padyshim që supersfida e mbrëmjes së sotme është ajo mes PSG-së dhe Mançester Junajtid, ndërkohë që duele tepër interesante janë edhe ato mes Çelsit dhe Sevijas si dhe Lacio-Dortmund.

PËRBALLJET E SOTME:

GRUPI E

Çelsi – Sevija 21:00

Ren – Krasnodar 21:00

GRUPI F

Lacio – Borusia Dortmund 21:00

Zenit – Klub Bruzh 18:55

GRUPI G

Dinamo Kiev – Juventus 18:55

Barcelona – Ferencvarosh 21:00

GRUPI H

PSG – Mançester Junajtid 21:00

Lajpcig – Bashaksehir 21:00

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"