Rikthehet Liga e Kampionëve, Juventusi tenton përmbysjen ndaj Portos. Ja formacionet e mundshme të dy trajnerëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2021 | 11:04

Rikthehet Liga e Kampionëve, Juventusi tenton përmbysjen ndaj Portos. Ja formacionet e mundshme të dy trajnerëve

Juventusi pret Porton pa Bentankurin me COVID, Dibalën e dëmtuar dhe Danilon e skualifikuar.

ju

Për trajnerin Pirlo janë kthyer të gjithë në dispozicion, ndaj edhe dyshimet janë të pakta. Në mbrojtje De Ligt nuk është në formë, ndaj pritet që të rikthehet dyshja e veteranëve me Kielinin e Bonuçin të rikuperuar. Në mesfushë do të jetë Artur në kabinën e regjisë, ndërsa në sulm rikthehet më në fund dyshja Morata-Ronaldo.

Ndërsa Porto ka probleme serioze: dy titullarët e qendrës së mbrojtjes, Pepe dhe Mbemba, ndonëse janë grumbulluar, duket e vështirë që të jenë nga minuta 1, pasi kanë probleme muskulore, të mbartura që nga ndeshje me Gil Vicenten në kampionat. Ndërkohë, edhe fantazisti Korona ka një hematomë në kokë, pas një përplasjeje në fundjavë, ndaj edhe ai është e vështirë që të ketë shanse për të luajtur.

for

for 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"