Rikthehet Kupa e Shqipërisë për Moshat, ky është formati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2017 | 15:43

Rikthehet Kupa e Shqipërisë për Moshat, ky është formati

Prej 13 janarit do të zhvillohet edicioni i dytë i Kupës së Shqipërisë për kategoritë U-17 dhe U-19.

Futboll moshat

Sipas programit të përcaktuar nga Sektori i Garave në FSHF, ashtu sikundër edhe vjet, në këtë turne do të marrin pjesë 16 skuadrat e moshës U-17 dhe po kaq të moshës U-19.

Pjesëmarrëse do të jenë tetë ekipet e renditura më mirë në Grupet A dhe B në kampionatet e Kategorisë Superiore U-17 dhe U-19 pas përfundimit të javës së 13-të. Ndeshjet do të luhen me sistem grumbullimi pikësh, ku skuadra e parë në fillim do të ndeshet me të tetën, e dyta me të shtatën e kështu me radhë. Katër ekipet me më shumë pikë do të kualifikohen në gjysmëfinale.

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet dy skuadrave të kualifikuara nga turi i dytë i të dy grupeve U-17 dhe U-19. Dy skuadrat e kualifikuara nga Grupi A do të jenë të vendosura në vazon e parë, kurse ato të Grupit B në të dytën. Ekipet e vazos së parë do të ndeshen me ato të së dytës, që do të përcaktohen nga shorti. Ekipet fituese të dy çifteve gjysmëfinaliste do të përballen në finale.

Formati i plotë

Kupa e Shqiperise Moshat ndeshjet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"