Rikthehet Kupa e Shqipërisë, ja të gjitha përballjet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 9:32

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, ja të gjitha përballjet e ditës së sotme

Kupa e Shqipërisë rikthehet ditën e sotme jo me shumë dilema për ekipet që do kalojnë në turin e radhës.

Kupa e SHQIPERISE

Kukësi, Teuta, Tirana dhe Skënderbeu kanë marrë rezultate të favorshme në ndeshjet e para dhe janë më të qeta, në sfidat e kthimit. Nga ana tjetër në katër përballje, do të ketë “luftë” për një biletë në fazën tjetër.

Partizani do tentojë të përmbysë Besëlidhjen, që në takimin e parë triumfoj me rezultatin 3-0. Nga ana tjëtër edhe Laçi do kërkojë përmbysjen e rezultatit ndaj Bylisit, por vetëm e thjeshtë nuk do të jetë.

Ndërkaq në dy takimet e fundit, Luftëtari do ndeshet me Apoloninë dhe do kërkojë përmbysjen, ndërsa sfida mes Flamurtari e Vllaznisë, është ajo që u mbyll në barazim 2-2 në takimin e parë, kështu që skuadrat hyjnë në fushë si të barabarta.

Takimet e ditës së sotme:

tabela e kuoes

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"