Rikthehet Kupa e Shqipërisë, ja kur do të zhvillohen përballjet e turit gjysmëfinal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 11:12

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, ja kur do të zhvillohen përballjet e turit gjysmëfinal

Kupa e Shqipërisë do të rikthehet të luhet ditën e mërkurë, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 takimet e vlefshme për fazën gjysmëfinale.

kupa e shqiperise

Laçi-Kukësi dhe Skënderbeu-Flamurtari janë përballjet që pritet të dhurojnë spektakël. Kujtojmë që takimet janë me vajtje-ardhje, nga ku do të mësohet edhe çifti finalist.

skenderbeu-flamurtari-shehi-bushic-ardian-beqiri-470x313

Sfida mes Laçit dhe Kukësit që do të zhvillohet në Kurbin, është përcaktuar të luhet në orën 14:00. Ndërsa përballja tjetër ajo mes Skëndërbeut dhe Flamurtarit do të startojë në orën 17:00 në qytetin e Korçës.

TURI GJYSMËFINAL

(Ndeshjet e para)

TË MËRKURËN (4 PRILL)

Laçi-Kukësi 14:00

Skënderbeu-Flamurtari 17:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"