Rikthehet Kupa e Shqipërisë, ja kur do të luhen dy supersfidat e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 11:49

Rikthehet Kupa e Shqipërisë, ja kur do të luhen dy supersfidat e ditës së sotme

Sot rikthehet Kupa e Shqipërisë, me dy supersfidat e gjysmëfinaleve, Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia.

kupa-68

Bardheblutë do të presin durrsakët në “Elbasan Arena” për ndeshjen e parë e cila do të startojë në orën 18:00.

Ekipi i Shehit u kualifikua në fazën gjysmëfinale pasi eliminoi Kastriotin ndërsa ekipi i Martinit pasi mposhti Kukësin.

Nga ana tjetër në orën 18:00 në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Egnatian.

Bardheblutë mposhtën Partizanin në çerekfinale ndërsa rrogozhinasit fituan ndaj Laçit.

Vllaznia është fituese e dy edicioneve të fundit të trofeve të Kupës (më 2021 e 2022) ndërsa për ekipin e Tetovës kjo është hera e parë që shkojnë në gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"