Rikthehet Kielini pas 5 muajsh: Makthi përfundoi, erdhi radha ime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 11:09

Rikthehet Kielini pas 5 muajsh: Makthi përfundoi, erdhi radha ime

Vetëm pak e kanë parë “Allianz Stadium”-in që t’i përulet, por një që e meritoi këtë dje ishte Xhorxho Kielini, kapiteni i cili u prit me kore e duartrokitje në minutën e 78- të, pas 5 muajsh mungesë, një emocion që mbrojtësit i kishte munguar: 

kielini

“Makthi mbaroi, por tani nis pjesa më e vështirë. Ishte bukur të shihja pritjen që më ofruan tifozët, por këtë përqafim dua ta ndaj me të gjithë skuadrën, me trajnerin, pas jemi në të njëjtën barkë dhe ecim të gjithë në një drejtim. Unë besoj dhe shpresoj që të jem gati, sepse pas kësaj mungese ka ardhur ora që të jap kontributin tim. Jemi ende të parët dhe duhet të besojmë tek ajo që duam të arrijmë, pasi jemi një grup i fortë”, tha Kielini.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"