Rikthehet Kategoria Superiore, oraret dhe datat e javës së 19-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2016 | 15:47

Rikthehet Kategoria Superiore, oraret dhe datat e javës së 19-të

Pas një pauze të gjatë, rikthehet Kategoria Superiore. Java e 19-të do të luhet në dy ditë. Të shtnën, në fushën sportive “Reshit Rusi”, riluhet edhe njëherë përballja Vllaznia – Skënderbeu, këtë herë për kampionat, e ndeshja nis prej orës 14:00.sup Ndërkohë në Pukë, në stadiumin “Ismail Xhemali”, vendasit e Tërbunit presin ­ bardheblutë e Tiranës. Dita e shtunë mbyllet me përballjen mes Partizanit e Laçit, këtë herë në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 17:00.

E diela nis me përballjen mes Kukësit e Bylisit, që luhet në orën 14:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës. Java e 19­-të e Kategorisë Superiore mbyllet me përballjen mes Flamurtarit e Teutës, në një sfidë që do të luhet në stadiumin “Flamurtari” prej orës 17:00.

Ja të gjitha takimet:

E shtunë
Vllaznia – Skënderbeu (14:00)
Tërbuni – Tirana (14:00)
Partizani – Laçi (17:00)

E dielë

Kukësi – Bylis (14:00)
Flamurtari – Teuta (17:00)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"