Rikthehet Kategoria e Parë pas 42 ditësh, e premtja ofron një përballje të fortë në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 9:49

Rikthehet Kategoria e Parë pas 42 ditësh, e premtja ofron një përballje të fortë në kryeqytet

Kategoria e Parë rikthehet pas 42 ditësh ndërprerje si rrjedhojë e kushteve të rënduara atmosferike në mbarë vendin. Pasi u shty dy herë fillimi i garave nga FSHF-ja, sot divizioni i dytë i futbollit shqiptar do të nisë me një sfidë mjaft interesante.
pjimage (1)
Në grupin B, Besa dhe Lushnja çelin javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Sfida mes kavajsve dhe myzeqarëve do të luhet në Kompleksin “Internaciona” në Pezë për shkak të amortizimit të stadiumit të Besës.

Të dyja ekipet janë pretendente për t’u ngjitur në fund të sezonit në Kategorinë Superiore teksa renditen përkatësisht Besa në vendin e dytë me 13 pikë dhe Lushnja në vendin e tretë me 12 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"