Rikthehet Kategoria e Parë, mësoni 8 përballjet që luhen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 8:52

Rikthehet Kategoria e Parë, mësoni 8 përballjet që luhen ditën e sotme

Mesditën e sotme do të rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë së Parë për të luajtur javën e 10-të të kampionatit.

topi-kategoria-e-pare

Natyrisht sytë do të jenë nga Bylisi kryesues i cili këtë kampionat është i pagabueshëm. Ballshiotët kanë një test të vështirë aty ku do të luajnë në transfertën e Shkumbinit, me peqinasit të cilët dhe pse nuk po kalojnë një moment të mirë, pritet t’i hapin punë kryesuesve.

Sfidë interesante do të jetë dhe ajo mes Tomorit dhe Butrintit. Beratasit kanë lënë pas humbjen me Erzenin në fundjavë dhe tre pikët do të ishin mjaft të rëndësishme për vazhdimësinë.

Erzeni do të ketë një tjetër provë force, me shijakasit që presin në shtëpi Burrelin. Apolonia do të luajë kundër Turbinit, Besëlidhja do të luajë në transfertën e largët të Maliqit, Tërbuni pret në shtëpi Pogradecin, ndërsa Lushnja sfidon Korabin dhe Vora luan kundër Pogradecit.

Tabela e ndeshjeve dhe renditja e Kategorisë së Parë

Tabela e ndeshjeve dhe renditja e Kategorisë së Parë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"