Rikthehet Kategoria e Parë, ja të gjitha sfidat e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 9:23

Rikthehet Kategoria e Parë, ja të gjitha sfidat e ditës së sotme

Dita e sotme është një ditë e dedikuar futbollit dhe përveç ndeshjeve të Kategorisë Superiore e atyre të kampionateve të huaja, në fushë do të zbresin dhe skuadrat e Kategorisë së Parë.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në të dyja grupet A dhe B, ka sfida interesante dhe delikate që mund të sjellin dhe ndryshime në krye të tabeleva të klasifikimit.

Në Grupin A, sfidë intresante është ajo mes Korabit dhe Besëlidhjes, që do luajnë për vendin e dytë. Ndërkaq Dinamo luan kundër Tërbunit dhe do kërkojë fitoren e parë këtë sezon.

Në Grupin B, ndeshje me interes të lartë është ajo mes Pogradecit dhe Devollit. Ndërsa Lushnja e vendit të dytë do të luajë kundër Shënkollit.

Ja takimet e ditës së sotme: 

Grupi A:

EGNATIA-KASTRIOTI 13:00 

KORABI-BESËLIDHJA 13:00

ERZENI-VELEÇIKU 13:00 

DINAMO-TËRBUNI 13:00 

BURRELI-SHKUMBINI 13:00

Grupi B:

POGRADECI-DEVOLLI 13:00

APOLONIA-ELBASANI 13:00 

SHËNKOLLI-LUSHNJA 13:00

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"