Rikthehet Kategoria e Parë, ja ndeshjet që do luhen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 9:01

Rikthehet Kategoria e Parë, ja ndeshjet që do luhen ditën e sotme

Përveç ndeshjeve të Kategorisë Superiore, ditën e sotme do të luhen dhe sfidat e Kategorisë së Parë, në të dyja grupet.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x308

Në grupin A, kryendeshja do të jetë ajo mes vendin të parë dhe të dytë, aty ku Korabi dhe Kastrioti do të ndeshen për kreun. Krutanët vijnë në këtë përballje si kryesues dhe janë dy pikë para Korabit.

Ndërkaq sfidë me interes është edhe ajo mes Dinamos dhe Veleçikut, aty ku kryeqytetasit do tentojnë fitoren e parë.

Nga ana tjetër në grupin B, ka disa sfida interesante, përmendim këtu Besa-Devolli, ku ka kavajsit do tentojnë fitoren për t’u larguar nga zona e rrezikut. Lushnja do të luajë ndaj Ilirisë, në një sfidë ku myzeqarëve u duhet fitorja, pasi Pogradeci është gati të përfitojë.

Ja sfidat e sotme:

Grupi A:

SHKUMBINI-EGNATIA 13:00

BURRELI-TËRBUNI 13:00

DINAMO-VELEÇIKU 13:00

ERZENI-BESËLIDHJA 13:00

KORABI-KASTRIOTI 13:00

Grupi B:

TURBINA-POGRADECI 13:00

ILIRIA-LUSHNJA 13:00

SHËNKOLLI-ELBASANI 13:00

APOLONIA-ORIKU 13:00

BESA-DEVOLLI 13:00 (në Lushnje)

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"