Rikthehet kapiten Selmani, Laçi për finalen në Kukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 16:17

Rikthehet kapiten Selmani, Laçi për finalen në Kukës

Laçi i trajnerit Mezani i ka vuajtur shumë mungesat në këto javët e fundit, ku bën pjesë edhe kapiteni Gentjan Selmani. Mësohet se portieri e ka kaluar dëmtimin dhe, falë riaftësimit të ndjekur në Itali dhe në vend, është gati për të dhënë kontributin për ekipin, që në ndeshjen e mesjavës për Kupën e Shqipërisë. Laçianët e kanë specialitet këtë kompeticion dhe të mërkurën udhëtojnë drejt Kukësit për të siguruar biletën e parë të finales së Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.

gentian selmani

Takimi i zhvilluar para dy javësh në Laç ka përfunduar në barazim 0-0, kështu që finalisti do të vendoset në mesjavë në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Barazimi pa gola e lë të hapur çështjen e kualifikimit, ku indirekt kurbinasit janë disi më të favorizuar. Përveç fitores, skuadrës së trajnerit Gentjan Mezani i vlen çdo barazim me gola për të kaluar në finale të Kupës. Me rikthimin e kapitenit Selmani shtohet besimi te kurbinasit, por skuadrës i mungon një element i domosdoshëm si braziliani Eskerda, që është i dëmtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"