Rikthehet Haland, Dortmundi ndez motorët për Maincin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 13:38


Rikthehet Haland, Dortmundi ndez motorët për Maincin

Borusia e Dortmundit do të presë sot në shtëpi skuadrën e Maincit. Verdhezinjtë renditen në vendin e tretë në tabelën e Bundesligës dhe një fitore mund t’i dërgonte ata përkohësisht në vendin e parë.

haland

Trajneri Marko Rose do të ketë në dispozicion për sfidën e sotme edhe “përbindëshin” norvegjez, Erling Haland, i cili rikthehet gati pas një muaji, për shkak të një dëmtimi.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme ndaj një skuadre që gjithmonë ka ditur të vërë në vështirësi kundërshtarët. Dortmund-Mainc është një derbi i vogël, por që përjetohet shumë nga tifozët, ndaj nuk duam t’i zhgënjejmë ata ditën e nesërme (sotme). Lojtarët janë kthyer të shëndetshëm nga kombëtaret e tyre dhe tani janë gati për të luajtur një fazë të rëndësishme me klubin e tyre”, tha Rose.

Në 30 ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy skuadrave, 17 janë fituar nga Dortmundi, 8 kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 5 ndeshje janë fituar nga skuadra e Maincit. Golavarazhi flet gjithashtu për verdhezinjtë të cilët kanë shënuar 51 gola dhe kanë pësuar 27.

PANORAMASPORT.AL