Rikthehet futbolli shqiptar, sekretari i Lushnjes: Më mirë kështu, verdiktet t’i japë fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 23:11

Rikthehet futbolli shqiptar, sekretari i Lushnjes: Më mirë kështu, verdiktet t’i japë fusha

Pas kemi hyrë në të tretin muaj pa futboll, erdhi më në fund lajmi i shumëpritur edhe për Kategorinë e Parë. Në Lushnjë janë më shumë se të lumtur për këtë vendim, pasi presin që verdiktet të jepen në fushë. Kështu mendon edhe sekretari i klubit, Edison Koçi, i cili për gazetën evidenton se do të jenë gati për gjithçka.
edison koci

“Jemi shumë të kënaqur që edhe Kategorisë së Parë iu caktua një datë për të rifilluar kampionatin. Është pozitive që kampionati do të luhet deri në fund, pas një ndërprerje gati dymujore. Është e vështirë, por kryesorja është që do të mbyllet në fushë. Lushnja e përshëndet këtë fakt, që kampionati do të mbyllet në fushë. Verdiktet t’i japë fusha dhe kjo është më e drejtë. Mendoj që një muaj kohë për të përgatitur pjesën e mbetur të kampionatit është e mjaftueshme, duke pasur parasysh edhe se si erdhën situatat. Jo vetëm ne, por mendoj që të gjithë duhet të jenë të kënaqur që do të luajnë deri në fund”, është shprehur sekretari Koçi.

Lushnja bën pjesë në grupimin e skuadrave “play off” dhe do të luajë 6 ndeshje deri në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"