Rikthehet Europa Ligë/ Gjermanë për Berishën dhe Hysajn, Strakosha për lavdi në Bukuresht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 13:43

Rikthehet Europa Ligë/ Gjermanë për Berishën dhe Hysajn, Strakosha për lavdi në Bukuresht

M e 1/16-at e Ligës së Europës nis një tjetër episod për rrugëtimin europian të ekipeve italiane. Për kronikë duhet thënë se dje ishte ndeshja e parë e këtij turi me Cervena Zvezën dhe CSKA e Moskës që u ndanë në një barazim pa gola. Duke u rikthyer te legjionarët, portierët Etrit Berisha dhe Thomas Trakosha, së bashku me Elseid Hysajn, do të kërkojnë rezultatet që mund të rezultojnë vendimtare për kalimin e turit.

europa lige

DORTMUND-ATALANTA (19:00) – Atalanta ka përballjen më të vështirë, të paktën në letër, pasi sot i bën vizitë Borusias së Dortmundit. Trajneri Xhanpiero Gasperini e vlerësoi në maksimum rivalin, teksa në konferencë për shtyp deklaroi: “Nuk jemi ne favoritët e kësaj përballjeje, por do të luajmë me personalitet. Personalisht do të pranoja edhe një humbje minimale me shpresën që djemtë nuk do të kushtëzohen nga publiku vendës”. Berisha me shokë do të tentojnë një tjetër mrekulli në Europë, pas fitoreve kundër Lionit dhe Evertonit të Uejn Runejt në fazën e grupeve.

strakosha

STEAUA-LACIO (21:05) – Bardhekaltrit e dy muajve më parë nuk do të vuanin peshën e kësaj sfide, por rezultatet e fundit nuk e lejojnë popullin lacial të flejë i qetë. Steaua nuk është një rival i jashtëzakonshëm, por do të duhet Lacio më e mirë e mundshme, me trajnerin Simone Inzagi që ditën e djeshme deklaronte: “Skuadra është e lodhur dhe, me sa duket, po paguajmë ritmin e lartë me të cilin e nisëm sezonin. Nuk është një moment i mirë, por djemtë janë të qetë, ndaj do të synojmë të bëjmë më të mirën në Bukuresht”. Pa De Vrij dhe Luis Alberton, pesha do të bjerë mbi Çiro Imobilen dhe Thomas Strakoshën, që në Europë ka fituar gjithmonë në këtë sezon.

NAPOLI-LAJPCIG (21:05) – Edhe për Napolin, sfida ndaj Lajpcigut nuk duket një mal i pakalueshëm, sidomos nëse Hysaj dhe të tjerët nuk kushtëzohen nga lufta për titull në Serinë A. Lajpcigu është forcë e dytë në Gjermani, pavarë- sisht se nga kreu (Bajerni) janë 18 pikë diferencë.

Vetë Mauricio Sarri duket më i vendosur të ndjekë ëndrrën titull me Europën që kërkon shumë energji: “Përpara se të bëhemi të mëdhenj në Europë duhet të jemi në Itali. Sfida është entuziazmuese, por po luajmë 60 orë përpara një tjetër takimi të rëndësishëm siç është Spali në kampionat. Duam ta vazhdojmë rrugëtimin tonë, por duke shpenzuar sa më pak energji mendore, ndaj do përpiqemi të marrim maksimumin në fushën tonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"