“Rikthehet” Edgar Çani: Erdha me anijen që kishe 20 mijë vetë, ndihma e shqiptarëve për Italinë nuk është surprizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 22:28

“Rikthehet” Edgar Çani: Erdha me anijen që kishe 20 mijë vetë, ndihma e shqiptarëve për Italinë nuk është surprizë

Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Shqipërisë Edgar Çani çmoi dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Italisë për të ndihmuar shërbimin mjekësor italian të luftojë me koronavirusin.

edgar-cani

Për “europacalcio.it”, Çani vlerësoi gjestin e kryeministrit Rama për t’u solidarizuar me popullin italian në këtë periudhë traumatike prej koronavirusit.  Jo vetëm kaq, por Edgar Çani e konsideron gjestin e kryeministrit shqiptar si një °kthim të nderit që Italia ka bërë për shqiptarët prej 30 vitesh duke i ndihmuar të gjejnë jetën e tyre në shtetin fqinj”.

edi-rama-izoluar--e1585167428980-499x280

Ndër të tjera, ish-sulmuesi i Shqipërisë shton se ka udhëtuar me anijen “Vlora”, e cila solli gati 20 mijë shqiptarë refugjatë në Bari në 7 mars të vitit 1991.

Shqiperi

” Ai (Edi Rama) ka qenë kryeministri jonë prej një kohe të gjatë. Mund të them vetëm fjalë të mira për të. Fjalimi i tij dhe gjesti që bëri për Italinë ishin diçka shumë e rëndësishme. Ky është shpirti i vërtetë shqiptar: kemi pak mundësi, por ia dalim të ndihmojmë dhe në kohë të vështira. Për më tepër që Italia 30 vite më parë na priti shumë mirë.  Anija Vlora? Kam qenë shumë i vogël, por jam rritur me atë çfarë më ka treguar ime më. Italianët hapën zemrat e tyre dhe na dhanë ushqim dhe strehim në një kohë kur kishim shumë nevojë”, deklaroi Edgar Çani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"