Rikthehet derbi në Superiore pas 8 sezonesh mungesë, statistikat janë në favorin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 9:14

Rikthehet derbi në Superiore pas 8 sezonesh mungesë, statistikat janë në favorin e…

Superiores i rikthehet derbi Apolonia – Bylis pas plot 8 sezonesh mungesë. Ndeshja e fundit që këto dy skuadra kanë luajtur në elitë, ka qenë më 17 mars 2013, ku mallakastriotët e drejtuar nga Naxhi Shensoi, fitonin me rezultatin 3-0 ndaj fierakëve të Elidon Demirajt, me gola të shënuar nga Adebajo, Izuçuku dhe F. Xhafa.

Bylis Apolonia

Në 15 ndeshjet e fundit në Superligë, bilanci flet për ballshiotët: 5 fitore Apolonia, 8 fitore Bylis dhe 2 ndeshje barazim, me golavarazhin 20-16, po në favor të Bylisit. Në Superiore, fitorja e fundit e Apolonisë ndaj Bylisit daton më 25 prill 2012. Fierakët fitonin 2- 1, me gola të Andi Ribajt dhe Renaldo Ramës, ndërsa për mallakastriotët shënonte Oriand Abazaj.

Gjatë viteve 2016-2018, dy ekipet janë ndeshur mes tyre për llogari të Kategorisë së Parë plot 8 herë, me bilancin: 2 fitore Apolonia, 3 fitore Bylis dhe 3 barazime, golat: 8-8. Ndeshja e fundit mes tyre në Kategorinë e Parë është zhvilluar më 8 dhjetor 2018 në “Adush Muça”, e fituar 1-0 nga Bylisi, me gol të shënuar nga Antoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"