Rikthehet “dashuria” serbe, dy firma për Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2019 | 10:25

Rikthehet “dashuria” serbe, dy firma për Apoloninë

Rikthehet “dashuria” serbe tek Apolonia, jo vetëm në pankinë, por edhe për lojtarët. Janë dy të tillë që kanë mbërritur në Fier orët e vona të kësaj të shtune dhe menjëherë të dielën kanë dalë në stërvitje me bardhejeshilët. Ishte paralajmëruar prej ditësh ardhja e tyre, por rutina e dokumentacionit krijoi vonesë.

Kule Apolonia

Jordan Jovanoviç dhe Lazar Vladisavljeviç, janë dy lojtarë me përvojë në kampionatin serb, në Superligë dhe kategoritë inferiore, të vlefshëm për Apoloninë, sipas menaxherit të tyre Hamitaj, por pa dyshim edhe sipas shijeve të Miliç, që ka njohjet e duhura për këta lojtarë, edhe pse asgjë nuk është definitive.

LOJTARËT – Jordan Jovanoviç, organizator, karrierën e tij e ka të lidhur më së shumti me BSK Borca, skuadër me të cilën ka luajtur edhe në Superligë. Ka qenë edhe kapiten i këtij ekipi dhe në sezonin 2015-2016 ka arritur kulmin e golave të shënuar: 8 të tillë në 27 ndeshje në Kategorinë e Parë serbe.

jordanjovanovic3god-680x330

Sezonin e kaluar, Jovanoviç ka qenë pjesë e Radnicki Pirot, skuadër që u rrëzua në Kategorinë e Dytë të Serbisë në fund të kampionatit të kaluar, por cilësitë që ka futbollisti bënë që ai të kërkojë largimin nga ai ekip, të cilin deri tani e pati mbajtur peng kontrata.

Lazar Vladisavljeviç, 26 vjeç, kryesisht sulmues i majtë, por  di të bëjë edhe qendërsulmuesin, paçka shtatit. Ka më tepër përvojë në Kategorinë e Parë serbe, por ka luajtur edhe në Superligën përkatëse. Pjesën e parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e Buduçnostit ku është aktivizuar 1281’ në 16 ndeshje, por pa shënuar asnjë gol.

Edicioni i tij më i mirë ka qenë në 2016-2017-ën, teksa shënonte 8 gola në 26 ndeshje aktivizim me Buduçnostin e Kategorisë së Parë. Të dy serbët kanë qenë pjesë e së njëjtës skuadër sezonin e kaluar, Macva Sabac të Superligës serbe, por janë aktivizuar fare pak. Gjithsesi, janë dy lojtarë që pretendohet të kenë aftësitë e duhura për të bërë diferencën tek Apolonia, skuadër që deri tani nuk ka bërë asnjë përforcim.

SULMUESI – Veç dy serbëve, vazhdon testimin edhe Eduard Uitfield, sulmuesi 23- vjeçar me shtetësi amerikane, lindur në Liberi, i cili ka lënë përshtypje pozitive në miqësoren e Apolonisë me Korabin, por ka një ngërç, pasi aktivizimi i tij i fundit daton majin e 2018-ës, vetëm 8 minuta në Kupë me amerikanët e Midland Odesa.

fdfd6

Megjithatë, gjasat janë që të tre këta lojtarë të nënshkruajnë për Apoloninë për pjesën e dytë të kampionatit, ku pritet që këto ditë të vijë edhe një mbrojtës i majtë te fierakët. Ndeshja e parë zyrtare e këtij viti për Apoloninë me kaq ndryshime, do të jetë për Kupë kësaj të mërkure kundër Kukësit në Fier.

BUJAR RAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"