Rikthehet Champions League, ja 8 sfidat interesante që do të luhen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 9:21

Rikthehet Champions League, ja 8 sfidat interesante që do të luhen ditën e sotme

Pas angazhimit të ekipeve kombëare, ditën e sotme do të rikthehet kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Europë. Bëhet fjalë për Champions Leaguen, që zbret në fushë me 8 përballje interesante të vlefshme për fazën e grupeve.

https___www.si_.com_.image_MTcwNDEyMzg0MDM5NDc4OTc0_champions-league-trophy-predictions-last-16

Dy sfida do të ngrenë siparin në orën 18:55. Kampionia e Ligës së Europës, Sevija, do të jetë mysafire në Rusi për t’u përballur me Krasnodarin, teksa në të njëjtin orar do të luhet edhe takimi tjetër i këtij grupi ai mes Ren dhe Çelsit.

Mbrëmja do të kulmojë me 6 sfida, ku spikat dueli mes PSG-së dhe Lajpcig, si dhe Juventus-Ferencvarosh, apo edhe Dinamo Kiev Barcelona. Në fushë gjithashtu do të jenë edhe ekipe si Mançester Junajtid, Dortmund, Lacio, që do të kërkojnë triumfin, për të hedhur një hap të rëndësishëm.

PËRBALLJET E SOTME: 

GRUPI E

Ren – Çelsi 18:55

Krasnodar – Sevija 18:55

GRUPI F

Lacio – Zenit 21:00

Borusia Dortmund – Klub Bruzh 21:00

GRUPI G

Juventus – Ferencvarosh 21:00

Dinamo Kiev – Barcelona 21:00

GRUPI H

Man. Junajtid – Bashakshehir 21:00

PSG – Lajpcig 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"