Rikthehet Champions/ Juve-Totenhem, ja çfarë thotë Alegri për “përbindëshin” Kejn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 20:27

Rikthehet Champions/ Juve-Totenhem, ja çfarë thotë Alegri për “përbindëshin” Kejn

Ditën e nesërme, Champions League do të rikthehet të dhurojë emocionet e mesjavës, në fazën e saj me eliminim direkt. Që ditën e martë, do të zhvillohet një sfidë e madhe, si ajo mes Juventuesit dhe Totenhemit. Përpara këtij takimi, në konferencë për shtyp, trajneri Alegri shprehet se nuk do të firmoste për një rezultat 0-0, por do të firmoste për një ndeshje pa pësuar gol në shtëpi.

alegri kielini

“Jemi në momentin e duhur, që duhet të ishim para përballjes me Totenhemin. Po kalojmë një periudhë entuziaste. Do të jetë një ndeshje e kujdesshme, dhe gjithashtu edhe fizike. Higuain apo Kejn? Unë do të zgjidhja Gonzalon për në sulm, edhe pse Kejn është një lojtar i rëndësishëm” – deklaroi Alegri.

Ndeshje tjetër e rëndësishme ditën e nesërme, do të jetë ajo mes Bazelit dhe Mançester Sitit, ndërsa edhe të mërkurën do të ketë sfida të mëdha, Porto ndaj Liverpulit, por edhe kryendeshja Real Madrid – PSG.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"