Rikthehet Champions-i/ Sa shumë skuadra “big” në fushë, ja përballjet e sotme
Rikthehet Liga e Kampionëve. Do të luhen ditën e sotme 8 takimet e vlefshme për fazën e grupeve. Në fushë do të zbresin emra të mëdhenj të futbollit europian, si Reali i Madridit, PSG, Juventus, Atletiko Madrid, Mançester Siti dhe Bajern Mynih.
Madrilenët e Zinedin Zidan, do të presin në orën 18:55 belgët e Klub Bryzh, teksa triumfi është një detyrim për galaktikës, pas disftës 3-0 ndaj PSG-së.
Padyshim që kryendeshje e ditës së sotme, pritet të jetë ajo mes Totenhemi dhe Bajernit të Mynihut. Skuadra e Poçetinos, vjen në këtë përballje pas barazimit në transfertë ndaj Olimpiakosit, ndërkohë që Bajnerni triumfoi me Cervena Zvezdën.
Për sa i përket Juventusit, bardhezinjtë do të presin në shtëpi Bajern Leverkusenin. Përballje të lehta në letër për Mançester Sitin ndaj Dinamos së Zagrebit si dhe për Atletiko Madridin ndaj Spartakut të Moskës.
PËRBALLJET:
18:55| Atalanta-Shakhtar Donetsk
18:55| Real Madrid – Klub Bryzh
21:00| Crvena Zvezda – Olimpiakos
21:00| Gallatasarai-PSG
21:00| Juventus- Bajern Leverkusen
21:00| Lokomotiva e Moskës – Atletiko Madrid
21:00| Mançester Siti – Dinamo Zagreb
21:00| Totehnhem-Bajern Mynih
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"