Rikthehet Barcelona-Real, pritet që “Camp Nou” të mbushet plot për klasiken

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 15:52

Rikthehet Barcelona-Real, pritet që “Camp Nou” të mbushet plot për klasiken

“Camp Nou” do të kthehet të dielën të përjetojë momentet e veta magjike, teksa në arenën e madhe do të jenë përballë Barcelona dhe Reali i Madridit.

camp nou

Kjo do të jetë “Klasikja” e parë pas më shumë se një viti që do të luhet në një stadium me kapacitet 100%. Ky përbën një lajm të mirë për futbollin dhe vetë shoqërinë. Klasikja e fundit në La Liga me praninë e tifozëve daton më 1 mars 2020.

Reali i Madridit fitonte 2-0 në “Santiago Bernabeu” përballë Barcelonës, në prani të 78357 tifozëve. Viniciusi dhe Mariano i jepnin fitoren Realit. Më pas, pandemia dhe tashmë sërish si më parë. Në “Camp Nou” priten mbi 90 mijë spektatorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"