Rikthehet Barça, luan tenis me Gijonin dhe merr kryesimin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2016 | 22:28

Rikthehet Barça, luan tenis me Gijonin dhe merr kryesimin (VIDEO)

mesi suarez nejmarKa dritë në fund të tunelit për Barcelonën. Pas një sërë rezultatesh negative, katalanasit janë rikthyer ekipi i frikshëm. Djemtë e Enrikes kanë shkatërruar sot 6-0 Gijonin duke marrë kreun e La Ligas, por me pikë të barabara me Atletikon dhe me Realin një pikë më poshtë.

Ndeshja e sotme ka qenë një spektakël i vertëtë pasi bleugranët janë argëtuar shumë në fushë dhe në fund kanë shënuar 6 gola. Mesi, Nejmar dhe Suarez me një “poker” personal ishin protagonistët absolutë të këtij suksesi.

Pas javës së 35-të, Barcelona e sheh veten ne krye të klasifikimit me 82 pikë, po aq sa Atletiko e Madridit, por katalanasit kanë golavarazh më të mirë. Ndërkohe pas tyre vjen Reali me 81 pikë. Tashmë kampionati ka hyrë në një fazë akoma më interesante.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"