Rikthehet Bakaj, Shameti e Zeqiri jashtë. Ja dilemat e Milinkoviçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 18:34

Rikthehet Bakaj, Shameti e Zeqiri jashtë. Ja dilemat e Milinkoviçit

Kukësi ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Lushnjës në transfertë, ku trajneri Milinkoviç ka kërkuar maksimumin nga lojtarët e tij. Por, javën e fundit situata e dëmtimeve ka qenë e ndërlikuar në skuadër, pasi lojtarë të tillë si Shameti, Bakaj, Zeqiri e Hallaçi kanë shfaqur probleme dëmtimesh.

kukesi

Por, më e ndërlikuar duket situata për Ylli Shametin, pasi shtatlarti shembi thembrën mbas një kërcimi në ndeshjen ndaj Laçit. Burime të sigurta pranë stafit mjekësor kanë bërë me dije se gjirokastriti ka humbur ndeshjen me Lushnjën, por me shumë gjasa do të mungojë edhe në atë të fundjavës ndaj Teutës, pasi distanca e shkurtër kohore nuk i jep mundësinë e rikuperimit, edhe pse po bëhet maksimumi si nga mjekët ashtu edhe nga lojtari.

Në dilemë aktivizimi është edhe Hair Zeqiri, pasi dëmtimi që ai ka pësuar ka dalë më i rëndë nga sa parashikohej. Pritej që dje vlonjati të dilte në stërvitje, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe pas daljes së analizave, mësohet se ai gjithashtu ka humbur dy ndeshjet e radhës ndaj Lushnjës dhe Teutës. Zeqiri ka pësuar një tërheqje në auktor. Lajmi i mirë për trajnerin vjen Elis Bakaj, i cili ka dalë dje në stërvitje dhe është gati për ndeshjen e së enjtes.

Milinkovic

Dilemat – Duke pasur mungesa te lojtarët titullarë, trajneri Milinkoviç ka disa dilema për formacionin. Musolli i shtohet listës së mungesave, pasi është me Kombëtaren e Kosovës dhe rikthehet të mërkurën nga Islanda në Prishtinë e më pas në Tiranë. Kështu që ka mbetur vetëm Krkotiç në mesfushë.

kukesi formacion

 

Në portë rikthehet Koliçi, ndërsa në të djathtë Hallaçi është gati. Në qendër Alla e Hoxha japin garanci dhe Imami ka treguar formë të mirë në të majtë. Në qendër të mesfushës pritet Krkotiç dhe Ethemi. Shtubina në të djathtë e Kale në të majtë. Dyshja e sulmit pritet të jetë Guri-Alijev.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"