Alban Meha shkëlqen në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2013 | 13:22

Alban Meha shkëlqen në miqësore

MehaaaaFakt për sa më sipër është edhe prezantimi i tij në fushën e lojës në miqësoren e para dy ditëve me Paderborn II ndaj modestëve të SpVgg Vreden. Meha luajti për 90 minuta, duke shkëlqyer me lojën e tij. Mesfushori ishte autor i disa goditjeve spektakolare, të neutralizuara për fat të keq nga portieri kundërshtar, gjithashtu dha edhe katër asistet e pesë golave të skuadrës së tij në këtë miqësore. Sakaq, trajneri i U- 23 Paderborn, Manfred Gepert, nuk ka kursyer fjalët e mira karshi lojtarit kuqezi, duke lëshuar edhe batuta. Albani (Meha) luajti një rol të rëndësishëm në këtë ndeshje, pasi unë doja që të shikoja se deri ku kishte arritur rikuperimi i tij. Mund t’ju them se lojtari është thuajse gati për të luajtur rregullisht edhe në kampionat. Pati disa raste për shënim, por nuk arriti që të realizonte. Gjithsesi, dha katër asiste dhe besoj se kaq mjaftojnë. Atij iu deshën vetëm 7 minuta për të nxjerrë nga repertori një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por portieri iu kundërpërgjigj po aq mirë”, – ka pohuar për mediat gjermane tekniku Gepert. Sa i përket kronikës së lojës, goli i parë u shënua nga Sariç me kokë në minutën e 32-të, pas një goditjeje këndi të Mehës. Dy minuta më vonë, kombinimi Meha-Puhl solli edhe golin e dytë. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në fraksionin e dytë të lojës Pepiç në minutën e 65-të trefishoi falë një pasimi të bukur të Mehës. Gjashtë minuta më vonë sërish Meha provon nga një goditje dënimi, por portieri grushton, dhe aty afër Kajnak arrin ta shtyjë topin në rrjetë. Goli i pestë u shënua sërish nga Sariç në minutën e 79-të, pas një kundërsulmi. Rikthimi i Mehës më shumë sesa Paderbornin gëzon edhe trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazin, i cili do mund të ketë një forcë më shumë në mesfushë për dy ndeshjet e fundit ndaj Zvicrës dhe Qipros. Kujtojmë që mesfushori u dëmtua pasditen e 10 majit në minutën e 23-të të ndeshjes Paderborn-Mynih 2- 0. Fillimisht u mendua për diçka të vogël, por ekzaminimet e kryera më pas dëshmuan se situata ishte shqetësuese dhe kërkonte patjetër ndërhyrjen kirurgjikale. Futbollisti i Paderbornit kishte një dëmtim serioz në meniskun e gjurit të majtë, ndaj iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pak ditë më vonë. Që nga muaji maj ai ka qenë nën vëzhgimin e mjekëve të klubit dhe vetëm në gusht nisi me një fazë rehabilitimi, me vrapime të lehta. Tanimë duket se Meha po gjen edhe formën e duhur dhe me gjasa do të jetë që këtë javë në dispozicion të trajnerit të Paderbornit.

Rama Valdet“Zverdhet” Valdet Rama, eliminohet Mërgim Mavraj
Valdet Rama e ka nisur nga stoli takimin e djeshëm Levante- Valadolid (1-1). Mesfushori shqiptar nuk u preferua si titullar, por në pjesën e dytë ai u inkuadrua në lojë në minutën e 58-të në vend të Omar. Në të 82-të Rama u ndëshkua edhe me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në dëm të një lojtari. Në fillim shënuan vendësit me Baba (36′) dhe më pas barazoi Guerra (42′), por duhet thënë se Valadolidi luajti me një lojtar më pak nga minuta e 45-të kur Bergdish doli me karton të kuq. Ndërkaq, Grojther Fyrthi i Mërgim Mavrajt është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë pas humbjes së djegshme në fushën e Hamburgut me rezultatin 1- 0. Golin për vendësit e shënoi Pier-Mishel Lasoga në minutën e 64-t të pjesës së dytë. Në këtë ndeshje luajti nga minuta e parë edhe qendërmbrojtësi kuqezi, i cili u ndëshkua edhe me një karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar në minutën e 41-të.

KaceKthehet Kaçe, por qëndrimi i pasigurt
Ergys Kaçe është rikthyer te PAOK-u. Sipas mediave greke (sport24.gr), lojtarit shqiptar i është hequr pezullimi dhe nga dita e sotme do të nisë stërvitjen rregullisht me ekipin. Ai u pezullua për faktin se para ndeshjes Slloveni-Shqipëri publikoi në faqen e tij në Facebook një foto me një bluzë me stemën e UÇK-së. Gjatë atyre ditëve u pohua se Kaçe do të largohej përfundimisht nga klubi që në merkaton e janarit edhe për 1 milion euro. Sakaq, sipas “sport24.gr”, kjo ide mbetet ende në fuqi, pasi klubi do të shikojë sot reagimin e tifozëve. Nëse do jenë kundër lojtarit, atëherë me shumë gjasa ai do të largohet që në merkaton e janarit nga kjo skuadër, në të kundërt do të vazhdojë të qëndrojë te PAOK-u.

AbrashiLeverkusen e Lacio, “luftë” për Abrashin
Bazeli në Zvicër, Bajer Leverkuseni në Gjermani dhe tashmë edhe Lacio në Itali, janë tri skuadra që kërkojnë të rrëmbejnë shërbimet e Amir Abrashit që në janar të 2014-s. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane (tuttomercattoëeb; calcioneës24 etj.), të cilat theksojnë faktin se mesfushori i Kombëtares është një pikë e fortë te Grasshopersi, por mund të bëjë shumë mirë edhe te Lacio e Petkoviçit. Lacio pat shprehur interesim edhe më parë për lojtarin shqiptar, por tani duket diçka më serioze. Nëse Abrashi kalon te Lacio, aty pritet të gjejë një “koloni” shqiptarësh, duke u nisur nga drejtori sportiv Igli Tare, mesfushori Lorik Cana, dyshja e portierëve Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha, si dhe mbrojtësi Amir Bilali.
LEONARD KARAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"