Rikthehen tre kuqezinj, Partizani i plotë për Laçin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 19:32

FB Kategoria Superiore Partizani Të fundit

Rikthehen tre kuqezinj, Partizani i plotë për Laçin

Partizani nga dje ndihet më i plotë në seancat stërvitore, pasi trajneri Franko Lerda ka pasur dje nën dispozicion edhe tre futbollistë që ishin të grumbulluar nga ekipet kombëtare.

partizanii

Pikërisht bëhet fjalë për treshen kuqezi, Alban Hoxha, Lorenc Trashi dhe Esat Mala. Nga këta të tre vetëm Hoxha nuk ka luajtur me kuqezinjtë, ndërsa Mala luajti një pjesë loje ndaj Angli U-21, ndërsa Trashi u aktivizua në të dyja ndeshjet e Kombëtares. Mëngjarashi i të kuqve e nis si titullar ndaj Andorrës, ku luajti 45 minutat e para, ndërsa ndaj Francës hyri në fushë në minutën e 81-të duke zëvendësuar kapitenin Hysaj.

Por mbeten edhe dy legjionarë që të kthehen, ku sot pritet të bashkohet Braun nga grumbullimi me Xhamajkën dhe i fundit do të rikthehet portieri Livjo Malaj, që po aktivizohet me kuqezinjtë U-19. Me rikthimin e tre kuqezinjve trajneri Lerda do të mendojë më konkretisht për formacionin që do të përdorë të premten ndaj Laçit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com