Rikthehen dy titullarë, flet sulmuesi i Tomorit: Koha për autokritikë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2021 | 10:00

Rikthehen dy titullarë, flet sulmuesi i Tomorit: Koha për autokritikë!

Në Berat duan me çdo kusht kthesën. Nëse nga gara për elitën praktikisht kanë dalë, tashmë i kanë vënë vetes një tjetër qëllim: të mos lëshojnë më terren në renditje.

Tomori

Është ky shkaku që kundër Turbinës i bëjnë llogaritë vetëm me fitoren. Në gjendjen që janë, vetëm ajo do të sillte qetësinë. Këtë fundjavë kanë edhe një “bonus”, rikthehen dy titullarë nga pezullimet e kartonëve, sulmuesi Oshafi dhe mesfushori Shaqe.

Lajme të mira ka edhe për sulmuesin Pepa, i cili ka rinisur stërvitjen me grupin. Megjithatë, ende nuk është gati për të zhvilluar një ndeshje të plotë. “Do të futemi në fushë ndaj Turbinës vetëm për fitore.

Nuk kemi zgjidhje tjetër. Ka ardhur koha për autokritikë. Të bashkuar si grup, mund të japim maksimumin. Trepikëshi do të na vlejë jo vetëm për të mos humbur terren në renditje, por edhe si autokritikë pas humbjes në Ballsh. Unë, personalisht, do të bëj gjithçka që të shënoj dhe të rikthehem te goli”, është shprehur Aldrit Oshafi.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"