Postuar: Korrik 2, 2020 | 16:03
Rikthehen 4 titullarë, ja si pritet të rreshtohet Bylisi ndaj Tiranës
Bylisi, ndryshe nga sfida me Kukësin ku shkoi me një skuadër me probleme, pasi Ntepe e Murataj kishin katër kartonë dhe Barjamaj e Mozone probleme dëmtimesh, do të jetë më i plotë ndaj Tiranës.
Mallakastriotët do ta kenë grupin më solid, si në 11-shen e parë ashtu edhe stolin. Kështu, edhe Dovedan pritet që të hedhë në fushë një 11- she më të plotë dhe ka më shume zgjedhje për një sfidë si kjo e sotmja ndaj Tiranës ku në Ballsh duan me patjetër fitoren e, pse jo, edhe një rezultat bindës, duke qenë se ndeshja e kthimit luhet në Tiranë. Ja formacioni që pritet të luajë sot:
PANORAMSPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
