“Rikthehemi në lojë, por duhet të përmirësohemi”, Xheko, gol dhe asist për fitoren: Jemi të fortë, ndeshje për “jetë a vdekje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 12:58

“Rikthehemi në lojë, por duhet të përmirësohemi”, Xheko, gol dhe asist për fitoren: Jemi të fortë, ndeshje për “jetë a vdekje”

Edin Xheko i ka dhënë një tjetër fytyrë rrugëtimit të Interit në Champions League, duke shënuar golin e parë në shtëpi pas tri sfidash në Europë, mbase në momentin më të vështirë të zikaltërve. 35-vjeçari shfaqi edhe një herë gjithë arsenalin e tij dhe dhuroi edhe një asist, përveç golit personal.

XHEKO BARELA

REAGIMI

“Pas ndeshjes në Romë ishim të gjithë të mërzitur sepse e dinim se meritonim më shumë, por kur humbet një ndeshje dhe të duhet të fokusohesh menjëherë te një tjetër, atëherë duhet të japësh gjithçka. Kemi luajtur mirë që nga minuta e parë dhe ishte detyra jonë pas vetëm një pike në dy ndeshje. Jemi shumë të lumtur me rezultatin dhe paraqitjen”.

RËNDËSIA

“Me këtë rezultat jemi ende mbrapa dhe nuk mund të jemi të kënaqur me ecurinë deri më tani, por tri pikët janë shumë të vlefshme, aq më tepër kur luanim ndaj një skuadre që ka fituar të dyja ndeshjet e para dhe është në vendin e parë në grup. Sot ishte një ndeshje për ‘jetë a vdekje’ dhe fatmirësisht ia dolëm edhe pse siç e patë të gjithë ata kishin një kundërsulm të frikshëm dhe u treguan shumë të rrezikshëm në pjesën e parë”.

GOLAT

“Gaboj gola të thjeshtë dhe shënoj të vështirë? Ndonjëherë është edhe çështje përqendrimi, por rëndësi ka që çdo gjë shkoi si duhet dhe sot më bëhet qejfi që arrita të shënoj golin e parë dhe të thyej mallkimin në Europë. Mendoj se na bëri mirë të gjithëve, ndërsa synimi im është të mos ndalem”.

KRAHASIMI ME SEZONIN E SHKUAR

“Unë nuk kam luajtur sezonin e shkuar dhe nga jashtë dukeshin shumë të fortë, duke i parë si kundërshtarë. Di vetëm t’ju them që kjo e tanishmja është një skuadër shumë e fortë që ka akoma shumë për të treguar. Kemi edhe ne mangësitë tona. Duhet të pësojmë më pak gola edhe sot nuk duhet ta kishim lejuar. Kemi nevojë akoma të përmirësohemi dhe të mbrojmë më mirë. Këtë duhet ta bëjmë si skuadër dhe ashtu do të jetë sepse çdo rezultat pozitiv na jep besim”.

Përgatiti: NISLI GJINI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"