“Rikthehem në familjen time, për dashamirësit dhe skeptikët”, Nevil Dede: E di që përpara na pret…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 22:15

“Rikthehem në familjen time, për dashamirësit dhe skeptikët”, Nevil Dede: E di që përpara na pret…

Nevil Dede nga dita e sotme është szyrtarisht trajneri i Tiranës, pasi këta të fundit shkarkuan nga drejtimi i skuadrës, Emanuel Egbo.

NEVIL DEDE

Pas ditës së parë si trajneri i bardhebluve, Dede ka bërë një postim në profilin e tij, ku shkruan se rikthehet te familja e tij bardheblu, një rikthim ky sipas tij për dashamirësit, por edhe për skeptikët. Pasi ka falënderuar Halilin që i dha mundësinë për drejtimin e Tiranës, dhe presidentit Armand Duka për drejtimin e Kombëtares së 189-vejçarëve, Dede shkruan se e di që përpara me Tiranën e pret një punë e vështirë.

Postimi i Nevil Dedes:

Miqtë e mi.
Erdhi momenti te rikthehem serish ne familjen time bardheblu. Vlerësova ne kohen e duhur ftesën e presidentit Halili për te marre ketë përgjegjësi te madhe për Tiranën drejt mbrojtjes se titullit kampion.
Ne shenje respekti dhe mirënjohje te thelle një falënderim shkon për Presidentin Armand Duka qe me dha mundësinë, me ofroi hapësirën e bashkëpunimit dhe angazhimit, rritjes sime profesionale gjate kohës se drejtimit te ekipit kombëtar U-19.
Po kështu do te desha te falënderoj stafin tim te bashkëpunëtorëve ne ekipin kombëtar gjate këtyre viteve si dhe dua tu jap sa me shume kurajo e stimul djemve per rritjen e tyre profesionale.
Kthehem te Tirona për te gjithë dashamirësit, por edhe per skeptiket. Duke qene koshient se përpara na pret një pune shume e madhe, por me ADN- ne qe karakterizon familjen tone te futbollit bardheblu kam bindje e besim absolut qe Tirana do te vazhdoje te jete lidership ne sukseset e futbollit shqiptar.
Ju faleminderit
Me konsiderate
Nevil Dede

postimi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"