Rikonstruksioni i stadiumit drejt fundit, administratori Çota: Gati në qershor

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Maj 20, 2018 | 22:00

Rikonstruksioni i stadiumit drejt fundit, administratori Çota: Gati në qershor

Në Librazhd punimet e stadiumit të qytetit janë në fazën e fundit. Rikonstruksioni ka mbetur te nivelimi i çakullit dhe më pas do të kalohet te shtrimi i tapetit. Po ashtu janë porositur edhe stolat, të cilët do të jenë rreth 1000, po aq sa mendohet të jetë edhe kapaciteti i këtij impianti. Gjithsesi, veç ndenjëseve do të ndryshojnë edhe pankinat apo portat, që do të jenë të reja.

Sopoti

Në një deklaratë për “Panorama Sport”, administratori Andrri Çota është shprehur se stadiumit po i jepet dora e fundit. “Puna më e madhe është bërë dhe duke qenë se koha pret, avashavash po i japim dorën e fundit. Do shtrihet çakulli, do nivelohet dhe më pas do shtrojmë tapetin. Të gjitha këto nuk besoj se do vonohen më shumë se deri në muajin qershor. Mendoj se kemi bërë një punë cilësore, që do i rezistojë kohës për vite me radhë. Krenarë jemi edhe për faktin që arritëm të kursejmë goxha parà nga buxheti i bashkisë, duke realizuar ndërtimin e kësaj vepre, jo me tender të mirëfilltë, i cili do të na kushtonte dyfishin e vlerës që kemi shpenzuar deri tani.

Në inaugurimin e stadiumit mendojmë të bëjmë edhe një festë të vogël me sportdashësit dhe futbollistët tanë. Ndërkohë që s’po lëmë jashtë vë- mendjes sonë edhe aneksin e stadiumit, ku aktualisht po stërviten dhe po zhvillojnë ndeshjet grupmoshat e ekipeve zinxhirë. Ky është dhe plani ynë që duke mos dashur ta keqpërdorim fushën e re, të mirëmbajmë aneksin për stërvitje dhe për aktivitetet e grupmoshave”, përfundoi administratori. Ecuria e Sopotit fazën e dytë ishte për t’u vlerë- suar, duke bërë një mbyllje më shumë se pozitive me 4 fitore dhe 1 barazim, çka sollën edhe ngjitjen me disa vende në klasifikim. Për sezonin e ardhshëm ende nuk është vendosur për objektivat që ekipi do të ketë.

Lear Hyka






www.minuta90.com