Rihapet gara për titull, Partizani i largohet zonës së Europës. Ja renditja në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 22:41

Rihapet gara për titull, Partizani i largohet zonës së Europës. Ja renditja në Kategorinë Superiore

Është mbyllur java e 32-të në Kategorinë Superiore, e cila kishte rezervuar disa super ndeshje.kategoria superiore

Pikërisht me rezultatet e arritura ku nuk munguan as surprizat, ka ndryshuar tabela e renditjes. Është ngushtuar diferenca mes Tiranës dhe Kukësit në krye të renditjes, me verilindorët që tani janë 6 pikë më pak. Teuta është ngjitur në vendin e 3-të me 53 pikë, 1 më shumë se Laçi i vendit të 4-t.

Skënderbeu dhe Partizani ndajnë vendin e 5-të dhe të 6-të me nga 48 pikë. Bylisi qëndron në vendin e 7-të me 44 pikë, ndërsa Vllaznia një vend më poshtë me 42 pikë.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"