Rihapet gara për titull në Formula 1, Hamilton triumfon në pistën debutuese të Katarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2021 | 16:50

Rihapet gara për titull në Formula 1, Hamilton triumfon në pistën debutuese të Katarit

Luis Hemilton ka marrë një triumf jetik ditën e sotme në pistën debutuese të Katarit duke rihapur totalisht garën për titull në Formula 1.

hemilon

Piloti britanik dominoi gjatë gjithë garës duke përfituar dhe nga penalltia e dhënë ndaj Maks Vershtapen që e nisi garën nga vendi i shtatë. Por holandezi rikuperoi ndjeshëm duke e mbyllur garën në vendin e 2-të, por pa arritur t’i kërcënojë pozitat Hemiltonit.

Tani diferenca në pikë mes dy pilotëve është vetëm 8, në dy gara të mbetura, teksa e radhës do të jetë pas dy javësh në Arabinë Saudit.

Podium arriti dhe Fernando Alonso që u rendit i treti në një garë mjaft të mirë. Garë zhgënjyese për Ferrarin, ku Karlos Sainz dhe Çarles Leklerk nuk shkuan më shumë se vendi i 7-të dhe 8-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"