Rihapen bisedimet, mbrojtësi i Kukësit drejt Antaliasporit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 9:24

Rihapen bisedimet, mbrojtësi i Kukësit drejt Antaliasporit

Simon Rrumbullaku mund të largohet nga skuadra e Kukësit gjatë merkatos së verës, pas interesimit të skuadrës turke të Antaliaspor. Këta të fundit kanë pasur kontakte me drejtuesit e klubit edhe gjatë merkatos së verës, ku lojtari kishte bërë paraqitje të mira në ndeshjet miqësore të Kukësit.

kukesi

Në atë kohë, skuadra turke ka ofruar plot 300 mijë euro për kartonin e mbrojtësit, por në atë kohë edhe pse në parim u arrit një akord, transferimi nuk u krye, pasi klubi turk duhej të mbyllte më parë një tjetër operacion në merkato. Dhe dështimi i tij bëri që të dështonte edhe transferimi i Rrumbullakut, i cili do të kishte një kontratë 3-vjeçare dhe vitin e parë do të përfitonte 300 mijë euro, ndërsa të tretin 700 mijë euro.

simon rrumbullaku kukesi

Por, tani që Superiores po i vjen fundi, klubi i Antaliaspor i është rikthyer edhe njëherë tjetër pistës së mbrojtësit dhe ka gjasa që transferimi i tij të kryhet në merkaton e verës. Por, më parë duhet që klubet të gjejnë akordin për çështjen financiare, pasi kërkesat e Kukësit në drejtim të futbollistit edhe mund të jenë rritur, duke parë paraqitjet e mira që ka bërë ai gjatë këtij sezoni futbollistik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"