Rigorozë me ushqimin dhe stërvitjen, Bylisi merr lajm të mirë para ndeshjes me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 22:52

Rigorozë me ushqimin dhe stërvitjen, Bylisi merr lajm të mirë para ndeshjes me Tiranën

Stafi teknik po projekton që brenda kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme të kryejë teste fizike. Ai do të shohë se si kanë reaguar lojtarët pas stërvitjeve në grup, pas dy muajve e gjysmë pune individuale.
bylis
Nga ajo që është vënë re nuk ka asnjë lojtar mbipeshë në Ballsh dhe ky fakt i bën optimistë drejtuesit, pasi janë zbatuar detyrat gjatë periudhës së pezullimit të kampionatit. Tashmë në Ballsh janë të përqendruar te ndeshja e radhës me skuadrën e Tiranës e cila luhet në 3 qershor në Ballsh. Kështu që, e gjithë vëmendja është e përqendruar te sfida e fundit e fazës me bardheblutë që janë kryesues të garës.
ndreca
Lajme të mira vijnë edhe nga infermieria, ndërsa Edison Ndreca është rikuperuar tërësisht. Asi u dëmtua në shpatull gjatë muajit shkurt, por duket se tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë shqetësim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"