Rifillon kampionati me tifozë në stadiume, shteti europian hap dritën jeshile për futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 23:43

Rifillon kampionati me tifozë në stadiume, shteti europian hap dritën jeshile për futbollin

Futbolli polak do të rikthehet në datën 19 qershor. Kryeministri i vendit Mateush Moravicki deklaroi sot se do të lejohen një pjesë e tifozëve për të ndjekur takimet në stadiume.
35fadba357c496b02f1e2e249aa1b305-70983-a7599909aa49205035fa839e49832f31
Qeveria polake, së bashku me federatën e futbollit vendas kanë rënë dakord që në stadiume të mbushen me tifozë në masën 25% të kapacitetit.

“Tifozët do të lejohen të kthehen në stadiume nga data 19 qershor. Do të garantojmë dezinfektimin e ambjenteve, blerjen e biletave. Nuk do të lejohen grumbullimet në masë dhe tifozët duhet të zbatojnë standartet e Protokollit Shëndetësor”, deklaroi para mediave kryeministri polak Moravicki.

Polonia bëhet një tjetër vend që lejon rifillimin e kampionateve të futbollit në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"