Rifillimi i kampionatit, flet administratori i Vllaznisë: Jemi të pajisur me kamera termike…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 14:19

Rifillimi i kampionatit, flet administratori i Vllaznisë: Jemi të pajisur me kamera termike…

Pasi u vendos për rifillimin e kampionatit më 3 qershor, administratori i Vllaznisë, Suad Lici është shprehur se është e rëndësishme që të rikthehet jeta sportive pas kësaj situate shumë të vështirë. Gjithashtu ai është shprehur se jemi në gjendje lufte, por shtoi se te Vllaznia janë të pajisur me kamera termike.suad-lici-foto

“Mund të them se ishte një takim pozitiv për të rikthyer njerëzit te sporti. U diskutuan disa gjëra të rëndësishme, ramë dakord për kalendarin për marrjen e masave dhe ruajtjen e distancës. Ne si klub i Vllaznisë sigurisht që do i marrim masat, jemi të pajisur me kamera termike dhe me të gjitha masat për dezinfektim.

Shpresoj t’i rikthehemi futbollit. Me konsensus ramë dakord që kampionati të rifillojë më 3 qershor. Ne jemi në gjendje lufte dhe nuk kemi pasur probleme me lojtarët, por e rëndësishme është që të kthehet jeta sportive.”, u shpreh Lici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"