Rifillimi i Bundesligës, vendoset menjëherë rekord shikueshmërie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 17:52

Rifillimi i Bundesligës, vendoset menjëherë rekord shikueshmërie

Bundesliga rinisi dhe audienca televizive u trefishua: java e parë e kampionatit gjerman pas pushimit të gjatë prej pandemisë, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë telespektatorë përpara televizorit.

BUNDESLIGA

Statistikat të bëra me dije nga sajti i specializuar “DWDLE.de”, i pajtuar nga “Sky Sports Deutschland”, regjistroi një shifër rekord teleshikuesish për kampionatin e parë që vendosi të rrotullojë topin në Europë pas ndërprerjes në mars.

Dhe për ndeshjet e luajtura në orën tradicionale 15:30, transmetuesi “Sky Sports” kishte 3.680.000 telespektatorë në kanalet e saj me pagesë, pak më shumë se dyfishi i të shtunave tradicionale të futbollit, të cilave u shtohen edhe 2 milionë e gjysmë spektatorë në kanalin që transmetonte të gjitha ndeshjet njëkohësisht. Në total, një rritje e shikueshmërisë prej 320%.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"