Riçardo u largua, Red Bull zyrtarizon pasuesin e australianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 22:13

Riçardo u largua, Red Bull zyrtarizon pasuesin e australianit

Pak ditë pasi Daniel Riçardo vendosi të mbyllë bashkëpunimin me Red Bullin, duke zgjedhur Renonë për dy sezonet e ardhshme, skuadra austriake nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin.

Motor Racing - Formula One World Championship - French Grand Prix - Preparation Day - Paul Ricard, France

Në vendin e australianit, do të jetë pikërisht Pierr Gasli, francezi i cili aktualisht garon për Toro Rosson, dhe mban vendin e 13-të në kampionat, me 26 pikë. Nga viti i ardhshëm, Gasli, bashkë me Verstapen, do të synojnë majat me Red Bullin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"