Riberi vendos rekord në Bundesligë, askush tjetër si ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 12:32

Riberi vendos rekord në Bundesligë, askush tjetër si ai

Frenk Riberi është tashmë një nga ikonat e Bajernit të Mynihut. 35-vjeçari është bashkuar me gjermanët që prej vitit 2007. Kampionët e kanë nisur me këmbën e mbarë ligën, duke i fituar të dyja sfidat e para.

riberi

Ata mundën ditën e djeshme në transfertë Shtutgartin, me rezultatin 0-3. Një ndeshje që do të kujtohet nga francezi Riberi. Ai regjistroi fitoren e 184 në 250 takime të luajtura. Askush nuk e ka bërë këtë më parë në Bundesligë. Riberi numëron 80 gola të shënuar me fanellën e gjermanëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"