Riberi: Humbëm miqësoren e parë, por të paktën pamë bustin e Rokit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2018 | 10:46

Riberi: Humbëm miqësoren e parë, por të paktën pamë bustin e Rokit

Bajerni i Mynihut ka lënë Filadelfian dhe dje ka zbarkuar në Majemi, ku me datë 29 do të ketë miqësoren e dytë të turneut “Internacional Champions Cup”, në të cilin do të kenë përballë Mançester Sitin e ish-trajnerit të tyre, Pep Guardiola.

1523058421346

Përpara se të ngjiteshin në avionin që do t’i transferonte në Majemi, Frenk Riberi, mesfushori francez, u shpreh i lumtur për vizitën që kishin bërë në Filadelfia, sepse ai pa dhe shkeli nga afër edhe bustin e famshëm dhe shkallët ku performon Silvester Stalone në rolin e Roki Balboas. “Jam rritur me filmat e Rokit dhe ende sot nuk lodhem së pari e ripari filmat e tij.

riberi

Prandaj, vizita në Filadelfia ishte mjaft e bukur. Edhe pse u mundëm nga Juventusi pas një paraqitjeje mjaft të mirë, e shijova këtë udhëtim, sepse ngjita shkallët e famshme dhe pashë nga afër bustin e Rokit, një film që e adhuroj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"