Ribaj: Më pëlqen konkurenca, nuk po e kuptoj çfarë i mungon Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 15:41

Ribaj: Më pëlqen konkurenca, nuk po e kuptoj çfarë i mungon Vllaznisë

“Për çdo sulmues goli është kryesori, mendoj që jam çliruar dhe pres të ndihmoj sa më shumë ekipin për ta marrë sa më shumë pikë. Shumë gola janë bërë te ekipi i Vllaznisë dhe kur s’kam qenë unë, nuk e di çfarë i mungon Vllaznisë.

Ribaj

Kemi një grup të mirë, brenda në ekip çdo gjë shkon mirë. Secili do punojë të marrim maksimumi dhe të dalim nga kjo gjendja. Është gjë e mirë për një sulmues që të ketë konkurrencë. Për mua është shumë gjë e mirë konkurrenca”, u shpreh Andi Ribaj për mikrofonin e Supersport pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"