Ribaj: Ia dola të marr rolin e Sukajt, nuk festova sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 16:38

Ribaj: Ia dola të marr rolin e Sukajt, nuk festova sepse…

Lojtari më i mirë i ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu, i cili shënoi edhe 2 golat e fitores për shkodranët, Andi Ribaj, foli për Supersport pas ndeshjes, ku u shpreh i kënaqur për golat dhe fitoren.

andi ribaj

Si ishte të merrnit rolin e liderit?

Është shumë e vështirë, pasi me Skënderbeun është mjaft e vështirë, është ekipi më i mirë. Ia arrita qëllimit.

Si e sheh situatën? Do arrijë Vllaznia mbijetesën?

Ajo nuk diskutohet. Kemi shumë ndeshje brenda. Do i marrim një nga një, por duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha.

Çinari shërben tek ju për të dyja rastet…

I bëjmë me profesorin gjithmonë këto skema në stërvitje. Nëse nuk i bëjmë në stërvitje, normale nuk dalin as në ndeshje…

Shumë i përmbajtur në festimet e golave, je akoma i lidhur me Skënderbeun, duke qenë se keni pasur një të kaluar atje?

Nuk festova sepse unë kam luajtur me Skënderbeun, kam derdhur djersë për atë ekip dhe kam respekt.

E shikon veten dyshe me Sukajn në sulm?

Në ndeshjet miqësore në janar, e kemi provuar këtë skemë, por mendoj se është pak e vështirë. Të shohim nëse presori do e aplikojë sërish këtë skemë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"