Ribaj beson te mrekullia në Kupë ndaj Vllaznisë: Me një gol mund të shkojmë deri në shtesë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 17:43

Ribaj beson te mrekullia në Kupë ndaj Vllaznisë: Me një gol mund të shkojmë deri në shtesë…

Në Vlorë pavarë sisht se nuk e kanë objektiv Kupën, kërkojnë të përmbysin rezultatin. Këtë dëshirë e ka edhe kapiteni Andi Ribaj. Në fund të ndeshjes, sulmuesi foli për “Panorama Sport” teksa pranoi se ai dhe gjithë skuadra do të provojnë të ndryshojnë fatin e sfidës së Kupës në 90 minutëshin që do të luhet në Shkodër pas dy javësh.

ANDI RIBAJ

“Ne i krijuam shanset tona në këtë ndeshje. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen. Rastet i kishim për të dalë me një rezultat pozitiv. Është ndeshja e kthimit dhe të shohim. Nëse ne luajmë si në pjesën e dytë, nuk i dihet, pasi futbolli është i paparashikueshëm dhe me një gol mund të shkojmë deri në shtesë”, tha kapiteni i vlonjatëve, skuadër që luan në Kategorinë e Dytë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"