Rezultuan pozitivë me Koronavirus, Fiorentina del me njoftim të rëndësishëm për 3 futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2020 | 14:46

Rezultuan pozitivë me Koronavirus, Fiorentina del me njoftim të rëndësishëm për 3 futbollistët

Para pak kohësh 3 futbollistët e Fiorentinës, Dushan Vlahoviç, Patrik Kutrone dhe German Pecela, pas testeve të kryera kishin rezultuar pozitivë me Koronavirus.Kutrone

Menjëherë pas kësaj ata u futën në karantinë, për tu shëruar dhe për të mos rrezikuar edhe njerëzit e tjerë përreth.

Megjithatë ditën e sotme, Fiorentina ka dhënë një lajm shumë të mirë për të 3 këta futbollistë.

Me një njoftim në faqen zyrtare, klubi shkruan se lojtarët pas testeve të kryera së fundmi kanë rezultuar negativë me Covid-19 dhe tashmë janë shumë mirë si në fillim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"